.
×

Akti i shëmtuar në Maqedoni, tifozët e Vardarit godasin me sende të forta lojtarin shqiptar



Nuk kanë munguar incidentet në derbin e zjarrtë mes Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës të zhvilluar ditën e djeshme që përfundoi në barazim pa gola.

Gjatë gjithë ndeshjes ka pasur këngë kundër shqiptarëve nga ana e tifozëve maqedonas, që e kanë tejkaluar limitin e tyre, ndërkohë që kulmi i sjelljeve të ulta është regjistruar në minutën e 88-të, kur tifozët e Vardarit kanë goditur me sende të forta futbollistin e Shkëndijës, Mevlan Murati.

Shqiptari qëndroi i shtrirë në fushë për disa minuta, ndërkohë që mori ndihmën e stafit mjekësor. Pritet që Federata Maqedonase e Futbolli të marrë masat për këtë ngjarje të paprecedentë të ndodhur në këtë sfidë.