[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Aktakuza ndaj Thaçit e Veseli ishte qëllimshme dhe me motive”



Ministra, avokat, analistë dhe njohës të çështjeve të drejtësisë vendore e ndërkombëtare po thonë se aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit ë PDK’së, Kadri Veseli është e qëllimshme, tendencioze, me drejtësi selektive dhe hera e parë që lëshohet një lloji i tillë aktakuzës në këtë formë.

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë Hoti, Selim Selimi ka thënë se nuk ishte në dijeni se propozim-aktakuza do të publikohej në ditën kur presidenti do të nisej për në SHBA, për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit me palën serbe, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

Selimi beson se publikimi i propozim-aktakuzës ka pasur për qëllim që të prodhojë një efekt politik.

Kurse, avokati i njohur kosovar Arianit Koci, ka thënë se kjo aktakuzë përmban parregullsitë e publikimit të saj nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Koci thotë se është rasti i parë kur pa u konfirmuar aktakuza publikohen emrat dhe sipas tij kjo nuk është rastësi.

“Ky është rasti i parë që pa u konfirmuar aktakuza publikohen emrat, edhe kjo nuk është rastësi. Nuk i di konkret të gjitha rrethanat pasi s’i kam parë provat, mirëpo mendoj se Prokuroria e ka bërë me mirëbesim pasi këtyre dyve ua ka zbuluar emrat e të tjerëve jo. Argumentet e vërteta do të zbulohen kur tregon Prokuroria çka ka menduar kur ka thënë se po ndërhyjnë në drejtësi. Konfirmimi i aktakuzës bëhet ndërmjet Prokurorisë dhe gjyqtarit paraprak, rregulli 85 deri 90 paraqesin se deri në momentin e konfirmimit janë të dyshuar e kur të konfirmohet janë të akuzuar”, tha Koci në Rubikon.

Edhe drejtori i IKD’së Ehat Miftaraj, e ka komentuar dorëzimin e aktakuzës të Prokurorisë Speciale të ngritur drejt presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Miftaraj thotë se komunikata e Prokurorisë Speciale nuk ka kuptim dhe se është e dobët. Ai ka deklaruar se në këtë komunikatë ka pasë drejtësi selektive pasi nuk janë publikuar edhe emrat e të akuzuarve të tjerë.

“Për faktin që e kemi një komunikatë me gabime gjuhësore, për një jursit i cili e lexon aty flitet për vrasje të paligjshme. Nuk ka kuptim nuk ka logjik e shoh një komunikatë shumë të dobët. Ndoshta përkthimi është shumë më i dobët se sa vet komunikata. Në anën tjetër kemi pasë drejtësi selektive në këtë komunikatë pasi që janë përmendur vetëm emrat e 2 protagonistëve nuk përmenden edhe emrat e personave të tjerë që kanë mundur të jenë pjesë e aktakuzës”, tha Miftaraj në Rubikon.

“Me këtë veprim unë besojë që prokuroria e ka diskreditu e ka promentu rastin pasi që me vet faktin që njoftimi del dy apo 3 ditë para takimit në Ëashington në një farë mënyre lë shije të hidhur dhe lë të nënkuptosh se së paku lidhet qoftë me negociatat me Serbinë apo çfardo forme tjetër. Në këtë drejtim unë besoj që prokuroria nuk është dashtë të lëshohet në këto lojëra nuk është dashtë të bëjë kësi gabime.Kemi një praktikë krejt ndryshe kemi drejtësi selektive në praktikat e deritanishme ku publikohen vetëm emrat e dy personave”, tha Miftaraj.

Kujtojmë se njohës të huaj kanë deklaruar se aktakuza e ngritur ndaj Thaçit vjen vetëm për ta penguar takimin e palës kosovare me atë serbë në Washington dhe për ta bllokuar punën e emisarit të Trumpit, Richard Grenell.

Menu Title