.
×

Aksioni në veri e mbushi edhe Prishtinën me policë, KFOR-i është në patrullim të vazhdueshëm në fshatrat serbe



Policia e Kosovës sot në mëngjes ka filluar aksionin për ndalimin e kontrabandistëve në kufi. Nga ky aksion u arrestuan rreth 13 persona, të cilët janë qytetarë dhe policë të pjesës veriore të Kosovës.

Nga ky aksion, kanë mbetur të plagosur 2 policë të Kosovës, për shkak të rezistencës së armatosur të cilën e hasën policët gjatë aksionit të tyre.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë qetësinë. Ndërsa serbët, janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës Veriore. Ky tubim erdhi menjëherë pasi që u lëshua alarmi i emergjencës.

Nga ky aksion, gjithashtu është arrestuar edhe komandanti i policisë së Kosovës në komunën e Zubin Potokut, i cili i përket kombësisë serbe.

Rrugën janë të bllokuara për qarkullim, e kjo vjen si pasojë e bllokadave të vendosura nga qytetarët serb.

Ndërsa sot kryeqyteti Prishtina, si rrallë herë është mbushur nga policë, të cilët qëndrojnë në gjendje gatishmërie.