[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksioni i sotëm i policisë në Karaçevë, flet Qëndron Kastrati



Aksioni i Karaçevës për mbylljen e kazinove është duke vazhduar edhe sot në rajone të tjera të Kosovës. Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës, Prokuroira e Gjilanit dhe Inspektorati Policor i Kosovës. por në aksion nuk është e përfshirë komuna e Kamenicës. Këtë fakt e ka dhënë për Express, kryetari i kësaj komune, Qërndron Kastrati.

“Si komunë jemi të informuar për zhvillimin e aksionit në Karaçevë nga institucionet e sigurisë, por ne nuk jemi të përfshirë për faktin se veprimtaritë të cilat janë duke u hetuar nga ta, nuk janë në mandatin dhe kompetencat e komunës”, thuhet në përgjigjen e tij dhënë Expressit.

Zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në rajone të ndryshme të Kosovës, nën dyshimet për veprimtari të ndryshme kriminale atje.

Një aksion i madh është kryer sot në orët e mëngjesit në Karaçevë, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Inspektoratit të Policisë, Inspektoratit të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Policisë së Kosovës.

Policia ka thënë për Express, se përveç fshatit Karaçevë, aksione janë kryer gati në të gjitha rajonet e Kosovës.

Zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në rajone të ndryshme të Kosovës, nën dyshimet për veprimtari të ndryshme kriminale atje.

Një aksion i madh është kryer sot në orët e mëngjesit në Karaçevë, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Inspektoratit të Policisë, Inspektoratit të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Policisë së Kosovës.

Policia ka thënë , se përveç fshatit Karaçevë, aksione janë kryer gati në të gjitha rajonet e Kosovës./

Menu Title