[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksioni i Policisë në Rrugën B, shoqërohen në stacion disa persona pasi penguan punën e policëve



Indeksonline sonte raportoi në lidhje me një aksion të Policisë së Kosovës në Rrugën B tek lokali “Studio”. Policia e Kosovës dënoi të gjithë personat dhe biznesin për mos respektim të masave.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline kontaktoi zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Ai tregoi se disa persona janë shoqëruar në stacion.

“Sot, më 15.01.2021, gjatë realizimit të detyrave policore, njësitet e policisë SP ‘Jugu’ Prishtinë, në ‘Rrugën B’, në bashkëpunim me inspektorët kompetent, në një lokal kanë vërejtur se ka grumbullim të personave. Policia ka shqetësuar gjoba bazuar në Ligjin anti-COVID, kurse disa persona janë shoqëruar në stacion, pasi kanë penguar personat zyrtarë në kryerje të detyrës”, tha ai, transmeton Botapress.info

 

Menu Title