.
×

Aksident zinxhiror në Prishtinë, përfshihen 4 vetura (Foto)



Një aksident trafiku në mes të katër veturave ka ndodhur në rrugën “Nëna Tereze”, në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur si pasoj e veturës së parë e cila ka ndaluar para semaforit ndërsa tri veturat tjera nuk kanë mundur të ndalojnë për shkak të ngricave në rrugë.

Ky aksident ka kaluar vetëm me dëme materiale pa të lënduar në njerëz.