Një aksident trafiku ka ndodhur në “Rrugën e Pejës”, magjistralja Prishtinë – Pejë.
Dëshmitarë të rastit kanë dërguar foto te KP, ku shihet se një veturë dhe një traktor janë përplasur mes vete. Ata kanë bërë të ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.
Sipas dëshmitarëve okularë, nuk ka pasur të lënduar.
Mësohet se edhe ekipet e ndihmës së parë kanë dalë po ashtu në vend të ngjarjes për të ofruar ndihmë.
Mediumi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit, por nuk ka mundur të marrë një përgjigje deri në publikim të lajmit.