.
×

Aksident trafiku në Drenas, humb jetën i riu 17 vjecar



Një i ri ka humbur jetën para rreth një ore në një aksident me motoçkletë në fshatin Sankoc të Komunës së Drenasit.

 

Rastin e ka konfirmuar Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori, Milaim Fejzullahu.

 

 

 

 

“Para rreth një ore ka ndodhur vet-aksidenti në fshatin Sankoc të Drenasit . Dyshohet se është ndesh me një mur afër rrugës. Një person i moshës 17 vjeçar ka humbur jetën. Vdekjen e kanë konfirmuar edhe ekipet mjekësore “  ka thënë Fejzullahu.

 

 

Më tej, ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për në obduksion.