.
×

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” – Shtatë persona të lënduar



Botapress, 4 Gusht- Sot rreth orës 11:10, ka ndodhur një aksident trafiku ka ndodhur midis dy veturave në Duhël (drejtimi për Prishtinë), ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Sot rreth orës 11:10, në Duhël (drejtimi për Prishtinë), ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave. Dyshohet se shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”.