.
×

Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset shoferi i kamionit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Kamioni me targa kosove është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë drejtuesi i kamionit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka mbetur i plagosur.

Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Kukësit për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.