[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksident në Prishtinë, ka të lënduar



Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku për pasojë ngasësi i kësaj të fundit ka mbetur i lënduar. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së martës kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, prej tyre një ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, për 24-orë PK ka shqiptuar plot 1220 gjoba./GazetaBlic

Menu Title