[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Aksident në Klinë, tre persona dërgohen për trajtim mjekësor



Botapress 24 Nentor- Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur para pak çastesh në Jashanicë të Klinës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën, Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale në Pejë.

“Ka ndodhur aksident mes dy veturave, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë duke u dërguar për trajtim mjëksor në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, tha Gashi.

Ndërkohë me rastin po merret policia.

Menu Title