.
×

Aksident në Drenas, traktori i ngarkuar çahet përgjysmë



Një aksident ka ndodhur në fshatin Gllobar të Drenasit para pak minutash në mes të një traktori dhe një makine.

Si pasojë e përplasjes traktori i cili ka qenë edhe i ngarkuar me dru është ndarë në gjysmë, ndërkohë makina ka pësuar dëmtime materiale.

Sipas informacioneve të para nuk dyshohet për të lënduar, ndërkohë Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Gazeta Express do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin. VIDEO