[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksident në Bardhosh, katër të lënduar



Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bardhosh ku janë përfshirë dy automjete, ndërsa janë lënduar katër persona.Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 në fshatin Bardhosh ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi ajo.

 

 

Menu Title