[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në Prishtinë, 2 të lënduar



Botapress 20 Nëntor – Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrethrrotullimin në dalje të Prishtinës.Në këtë përplasje janë përfshirë tri automjete (2 vetura dhe një autobus), ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënëja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30 në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinës, në drejtim te Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe nje autobus). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./GazetaBlic

Menu Title