.
×

Aksident me fatalitet në magjistralen Gjilan-Ferizaj



Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku, mes një motoçiklete dhe një veture, në magjistralen Gjilan-Ferizaj.

 

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Ismet Hashani.

 

Sipas tij, dyshohet edhe për dy të lënduar, por nuk dihet akoma shkalla e dëmtimit që kanë pësuar, ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.