.
×

Aksident me fatalitet në Klinë, humb jetën shoferi i kamionit që punonte në gurëthyes



Sot në orët e para të mëngjesit, A.G, 51-vjeçar është rrokullisur me kamion në vendin e tij të punës në Dollc të Klinës, dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës, të cilët kanë deklaruar se në vend të ngjarjes kanë dalë menjëherë forenzika, emergjenca dhe zjarrëfikësit, por i ndjeri nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 08:30 Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës me të marrë informatën njësitë relevante kanë shkuar në vend të ngjarjes gjithashtu në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i forenzikës emergjenca edhe njësiti i zjarrfikësve”, ka deklaruar, Driton Rugova zëdhënsi i Policisë së Pejës.

Tutje, policia ka bërë të ditur se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes, ndërsa bëhet fjalë për A.G, i lindur në vitin 1968.

“Mjeku kujdestar në vend të ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës Mashkull i lindur në vitin 1968 .Në vend të ngjarjes gjithashtu u ka dalë edhe prokurori i shtetit që momentalisht është në vend të ngjarjes”, bëjnë të ditur nga Policia.

Sipas të dhënave të para, viktima ka qenë duke vozitur në një kamion, pasi kamioni i ngarkuar me gurë është rrëzuar, viktima është mbytur nga rrokullisja e gurëve.

“Me urdhër të porkurorit po hetohet si hetim i vdekjes”, përfundoi Rugova.

Express ndërkaq mëson se A.G 51-vjeçar nga Zallci i Klinës në momëntin kur ndodhi rasti ka qenë duke punuar në një Gurëthyes në fshatin Dollc.