.
×

Aksident i rëndë trafiku në Drenas (Foto)



 

Një aksident i rëndë trafiku mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht në Poklek të Ri.

Vetura siç shihet në foto është shkatërruar e tëra mirëpo për fat të mirë nuk ka viktima në njerëz.

Në vendin e aksidentit është paraqitur menjëherë policia rrugore e cila është marrë me shikimin e vendit të aksidentit.

Rruga për disa qaste ka qenë e bllokuar ndërsa aktualisht trafiku po zhvillohet normalisht./Indeksonline/