Botapress, 27 Shkurt
Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.
Një taksist ka goditur një biçiklist tek zona e njohur si ‘Tre Sheshirat’, afër Katedrales ‘Nënë Tereza’ në kryeqytetin kosovar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë ndihma e shpejtë, e cila e ka dërguar me urgjencë të aksidentuarin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gazeta Express sjell më poshtë fotografi nga vendi i ngjarjes. /Express/