[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksident i rëndë në Vitomiricë, një i vdekur dhe një i plagosur



Botapress, 28 janar – Zyra rajonale në Pejë e Policisë së Kosovës përmes një komunikate për medie bën të ditur se m ë  datën 28.01.2017  rreth ores 04:05  në  rrugën regjionale Pejë-Mitrovicë,  përkatësishtë në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku  me pasojë  vdekjen e një  personi  dhe lëndimin e rëndë personit tjetër, që të dy këmbësorë, raproton Botapress.

Në ketë aksident ishte i përfshirë automjeti VË “Touran” me targa të regjistrimit vendor të cilin e drejtonte i dyshimti E.Z. shqiptar-Kosovar.

Këmbësorët viktima të këtij aksidenti janë: K.B.(1984) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e  ka konstatuar  ekipi  mjekësor,  ndërsa lëndime të rënda ka pësuar këmbësori tjetër Gj.R.(1976) i cili nga vendi i ngjarjes  me autoambulancë është dërguar  në  spitalin rajonal  Pejë për trajtim mjekësor.

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti i cili ka marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes ku me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IMJ Prishtinë.

I ndyshuari i këtij rasti, ngasësi i mjetit është ndaluar me vendim të prokurorit shtetit për vepren penale nga neni 378 pika 9.

Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë

Menu Title