.
×

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar



Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan. Sipas një fotografie të dërguar nga një sinjalizues, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamionetë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person. Gazeta mëson se personi ka marrë lëndime të lehta trupore. Gazeta Botapress  do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.