[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksident i rëndë, ndërron jetë 37 vjeçarja (FOTO)



Një grua shqiptare raportohet të ketë humbur jetën në një aksident rrugor në Itali, mbrëmjen e sotme.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 19:45 në autostradën 284, që lidh komunat Paterno e Randazzo, në komunën e Paternos (Catania, Siçili).

Për shkak të përplasjes mes dy makinave, një “Ford Ka” dhe një “BM˔, një 37-vjeçare shqiptare me iniciale V.D., e cila jetonte në Adrano, ka mbetur e vdekur në vend. Ndërsa një 27-vjeçar italian është plagosur.

Për arsye ende të paqarta, në një kthesë, makina e shqiptares është përplasur frontalisht me BMË-në që lëvizte në drejtim të kundërt.

Përplasja përshkruhet si e tmerrshme, me “Ford”-in që është shkatërruar në mes të rrugës.

Ndërsa viktima, nga forca e impaktit të fuqishëm, ka fluturuar nga makina dhe është përplasur në asfalt.

Ndihmën e parë pas aksidentit të plagosurve ua kanë dhënë shoferët që lëviznin në ato momente në rrugë.

Më pas, në vendngjarje kanë shkuar edhe dy ambulanca, forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë.

Menu Title