[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Aksident i rëndë mes gjashtë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen gjashtë persona



Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka treguar se aksidenti ka ndodhur në mes të gjashtë veturave.

“Sot, më 18.09.2020, në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka bërë të ditur se “Njësitet policore po merren me aksidentin. Njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar”.

Menu Title