[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

AKR nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, ja arsyeja?



Botapress, 29 Maj – Aleanca Kosova e Re në krye me Behgjet Pacollin, nuk do të hyjnë në koalicionin LDK-AAK-NISMA ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, sekretari i AKR-së Vesel Makolli.
I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Makolli tha se dy votat e AKR-së do të shkojnë për formimin e Qeverisë Hoti, por është vendim i Behgjet Pacollit të mos hyjnë në koalicion.
“Behgjet Pacolli ka qenë në kontakt me liderin e LDK-së, është vendim i Pacollit të mos hyjmë në Qeveri. E votojmë qeverinë se kemi tregu që jemi parti institucionale dhe jemi për me dalë nga kjo krizë. Por, nuk do të jemi pjesë e qeverisë”, tha Makolli për Gazetën Sinjali.
I pyetur për arsyen e mospërfshirjes në Qeveri, Makolli tha se partia “nuk është e interesuar dhe është më e shëndetrshme për partinë mos me marrë pjesë në Qeveri”.
“Por nuk jemi bllokues, vota jonë shkon për Qeverinë. Do të jemi opozitë, por larg asaj me dalë në protesta”, përfundoi Makolli.
Seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë Hoti pritet të thirret pasi të publikohet i plotë Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili i dha dritë të gjelbër formimit të Qeverisë së re. /

Menu Title