.
×

AKP-ja lëshon me qira 13 pompa



Agjencia Kosovare e Privatizimit përmes një procesi konkurrues dhe tenderit të hapur përmes ankandit publik ka lëshuar me qira edhe 13 pika të karburanteve në pronësi shoqërore.

AKP-ja më 30 janar pati lidhur kontratë të qiradhënies me ofertuesin fitues kompaninë Al-Petrol për dhënien me qira të 13 pompave të benzinës.

Këto pika të karburanteve janë asete të Ndërmarrjeve “INA Trgovina” dhe “Jugopetrol”, të cilat evidentohen në bazën e të dhënave të AKP-së dhe administrohen nga kjo agjenci.

Agjencia Kosovare e Privatizimit deri më tani ka lëshuar me qira 24 pompa të derivateve./KK/