.
×

“Ai që na vrau vajzën do ta paguajë shtrenjtë!” Flasin prindërit e Ariela Muratit



Disa orë pas vdekjes së 21 vjeçares Ariela Murati, prindërit e saj të cilët jetonin në një fshat të Fierit kanë ardhur në Tiranë për të parë të bijën e tyre të pajetë.

Përveç lotëve dhe të bërtiturave në pavionin e morgut në Tiranë, familjarët janë shprehur shkurtimisht se djali që ka kryer krimin do ta paguajë atë që ka bërë.

 

 

Se në çfarë kuptimi apo konotacioni ka qenë kjo fjali, mbetet për t’u parë. Dhimbja është e madhe dhe familjarët e Ariela Muratit nuk janë prononcuar për median. Trupi i 21 vjeçares qëndron ende në morg dhe pritet një vendim për largimin e saj të nesërmen, ditë dhe kur do të bëhet varrimi. Ende nuk është mësuar se ku do të prehet trupi i 21 vjeçares, e vrarë këtë mesditë nga 23 vjeçari Aldison Beluli, i cili nuk e përballoi refuzimin e rradhës që i bëri Ariela.

 

Nga ana tjetër, në rrjetin social, kanë qenë dhjetëra miq trë Arielës të cilët kanë shkruar apo postuar foto të viktimës së sotme. Për më tepër ndiqni fotot e mëposhte dhe mesazhet mjaft prekëse të miqve të 21 vjeçares, e larguar nga kjo botë në mënyrën më të padrejtë të mundshme.