[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ahmeti pyet nëse do të testohen deputetët që kanë dje në seancë



Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në rrjetin social Twitter, ka pyetur se a do t’i nënshtrohen testimeve për koronavirus deputetët e Kuvendit të Kosovës, që morën pjesë mbrëmë në seancë ku u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti.“A do të testohen deputetet që kanë qenë në seancë dje? #rriNshpi”, është pyetja e Ahmetit në Twitter.Dje në Kuvendin e Kosovës kanë qenë të pranishëm 117 deputetë.

Kujtojmë se para mbajtjes së kësaj seance, mikrobiologu Lul Raka ka thënë se në Task Forcën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, e cila i është përgjigjur Kuvendit, nuk ka qenë asnjë mikrobiolog.

“Nuk po flas hiç për vete, por për kolegët e mi që punojnë natë e ditë, në laborator e terren”, ka shkruar ai në Twitter para seancës.

Ndonëse seanca u mbajt, aty pretendohej të mbahej distanca 1 metërshe mes njëri-tjetrit, dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se salla fillimisht është dezinfektuar.

Menu Title