.
×

Ahmeti prezanton Prishtinën në “European Health Forum”



Kryetari Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka qenë pjesëmarrës sot në “European Health Forum” në Gastein të Austrisë, i cili është dhe forumi më i madh i shëndetësisë publike në Evropë.

Në të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë politik nga niveli lokal e deri te Komisioni Evropian.

Sipas një njoftimi nga Komuna e Prishtinës, kryetari Ahmeti ka qenë në panel me Alojz Peterle, deputet në Parlamentin Evropian, në të cilin u diskutua për lidershipin nga niveli lokal te ai ndërkombëtar.

Ahmeti, në prezantimin për Prishtinën diskutoi me pjesëmarrësit sfidat dhe nevojat e qytetit tonë dhe qyteteve tjera të ngjashme.

Në këtë forum do të prezantohen nga Komisioneri i ri i Shëndetësisë në Komisionin Evropian, planet dhe prioritetet e ardhshme të BE-së në këtë fushë.