.
×

Ahmeti: Ne nuk e votojmë kandidatin e PDK-së,



Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke folur për ngërcin institucional, në “Argument Plus” ka thënë se edhe nëse blloku, LDK-AAK-Nisma do ta votonin kandidatin e PDK-së për kryeparlamentarë, atëherë këtë nuk do ta bënte Lëvizja Vetëvendosje.

“Edhe ënse LANi vendos që ta votoj dikë prej kandidatëve për LDK-neë, atëherë në nuk do ta votojmë këtë”, tha ai.
Ahmeti ka mohuar se lideri I Lëvizjes që përfaqëson ai, do të shkonte në një takim të përbashkët me liderët e partive tjera parlamentare.

“Nuk ka qfarë të takohemi me pdk, nuk e shof të arsyese pse duhet të takohemi. Nuk ka gjasa që ne të shkojmë, Mendoj se është pak e mundshme që edhe blloku të shkoj”, tga au,
Për Ahmetin, Kushtetuesja nuk e ka gjithmonë të drejtë.

“Nëse kjo është problem në Kushteuteta tëherë ta ndërrojmë Kushtetutën se nuk ka kuptim të bllokohet situate për këtë post. Nuk kasha thënë që me doemos duhet të respektohen. Ky është vendimi LVV. Duke marrë parasyshë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Paramendo që një ditë të dal Gjykata Kushtetuese dhe të thotë që kryekuvendar duhet të votohet Arsim Bajrami. Atëher ne nuk do ta përkrahnim këtë”, tha ai.

Madje, Ahmeti mendon se PDK është në një ngërc të madh të vetin, dhe për këtë do që të mos formohen institucionet dhe të shkohet prap në zgjedhje.

Ahmeti është zotuar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, se do ta respektojnë marrëveshjen me LAN-in, nëse ata janë të gatshëm ta bëjnë të njejtën.