[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ahmeti: Marrëveshjet ndërkombëtare kalojnë përmes Kuvendit e jo nënshkrimit të Thaçit



Lideri i partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, e ka akuzuar presidentin, Hashim Thaçi, duke thënë se ai e ka të qartë se si duhet të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare por se dëshiron t’i ikë Kuvendit, përmes ndonjë interpretimi të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Ahmetit, presidenti është i autorizuar të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, por jo të kësaj natyre, siç përshkruhet në letërkëmbimin ndërmjet tij dhe Mogherinit, sepse Kushtetuta e ka vendosur Kuvendin për llojin e marrëveshjeve të cilat ratifikohen me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit.

“Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me traktat ndërkombëtar që hyn në fuqi vetëm më nënshkrimin e presidentit të republikës, por nevojitet edhe një bashkësi kolektive, që korrespondon me 2/3 e të gjithë deputetëve.

Kështu është vepruar edhe tre herët e kaluara, me ratifikimin e letër këmbimeve ndërmjet Presidentit dhe Përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Procesi i tanishëm duhet të kalojë përmes Kuvendit dhe jo përmes nënshkrimit të një personi, në këtë rast Presidenti” ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.
Republika e Kosovës, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë është demokratike dhe parlamentare ka shkruar Ahmeti, dhe pushtet janë të ndara për të vendosë për çështje të caktuara.

“Në rastin konkret, te Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 2/3 e votave (80 deputetë) të të gjithë deputetëve i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për çështjet si në vijim:

(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

(2) të drejtat dhe liritë themelore;

(3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;

(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Menu Title