.
×

Ahmeti ka tradhtuar luftëtarët e Kumanovës? Pse përmendet edhe Grubi?! (Video)



Nëse është e saktë dëshmia e Sulejman Osmanit nga fshati Malinë, i cili ka qenë pjesë e grupit të armatosur që luftoi në Kumanovë, atëherë mund të konstatohet se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka tradhtuar pjesëtarët e grupit të armatosur, duke i bindur të dorëzohen dhe duke u garantuar se në dorëzimin e tyre do të ndërmjetësojë OSBE-ja. Garanci të atilla Ahmeti i ka dhënë Sami Ukshinit-Sokolit, me të cilin është dëgjuar përmes telefonit. Mirëpo Osmani thotë se pasi janë dorëzuar, nuk kanë vërejtur “as OSBE as Artan Grub’, por vetëm policë.

“Sokoli u dëgjua me Ali Ahmetin dhe ai tha që të dorëzohemi sepse aty do të jenë OSBE-ja dhe Artan Grubi. Na tha ngrene një kin të bardhë të ju shofin se ku jeni se nuk po ju shohin. Unë kam dal i pari. Kur kam dalë…çka me pa, plot policë…as OSBE as Artan Grub”, ka rrëfyer Osmani në një bisedë me Xhezair Shaqirin – Komandant Hoxha. Ai ka arritur të ju ikë në Malinë forcave policore, kurse në bisedën me Hoxhën tregon edhe për tmerrin që kanë përjetuar pasi janë arrestuar nga policia.  Osmani shprehet i bindur se në mesin e të gjallëve, me lëndime në këmbë, ka qenë Mirsad Ndrecaj-Nato, i cili tani përmendet në mesin e të vdekurve. Rrëfimin e tij te plote mund ta degjoni ne audion me poshte.