.
×

Ahmeti i quan ‘Supermena’ të dorëhequrit në Vetëvendosje



Ahmeti i quan ‘Supermena’ të dorëhequrit në Vetëvendosje
Aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti, i cili është pozicionuar në krahun e Albin Kurtit, i ka quajur ‘Supermena’ të dorëhequrit dhe të pakënaqurit në Vetëvendosje.

Ai në Facebook ka shkruar se në tubimin e sotëm të VV-së, ku Albin Kurti lexoi për mbi gjysmë ore platformëne tij për të parin e partisë, sipas Ahmetit janë dhënë disa dëshmi, e ndër tjera “U pa qe organizimi eshte edhe me i mire pa ‘supermenet’ e pazevendesueshem te organizates sone”, ka thënë ai.

Statusi i tij i plotë:

Sot u dhane disa deshmi:

– Perkrahje per Levizjen, nuk lekundet fare, perkundrazi po rritet.

– Aktivizimi i strukturave eshte me i madh se kurre me pare.

– U pa qe organizimi eshte edhe me i mire pa ‘supermenet’ e pazevendesueshem te organizates sone.

– Albin Kurti deshmoi qe eshte personi me i pergatitur per udheheqje me platforme te organizates sone.

– Brohoritjet e mases, treguan ndjeshmerine e anetaresise sone, pikerisht per temat te cilat i kishte trajtuar Albini ne platformen e tij.