[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ahmeti del kundër Qeverisë, apelon te prindërit: Mos i dërgoni nesër fëmijët në çerdhe!



Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti thotë se si komunë nuk janë njoftuar për rregullat strikte për çerdhet për të cilat Ministria e Shëndetësisë tha se do të hapen nga 1 qershori.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ahmeti u ka bërë thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe, derisa këto të fundit të lajmërojnë se u janë përshtatur rregullave të reja.
Për rifillimin e kopshtit, sipas të parit të kryeqytetit ka nevojë për më shumë përgatitje.

Shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.
Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situaten dhe rregullat, po shpresojmë sonte.
Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.
Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje.
#rihapja

Menu Title