.
×

Ahmeti: Asnjëherë nuk do të korruptohem



Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin “Click” në RTV 21 është përgjigjur në pyetjet e analistëve në studio duke sqaruar edhe për bashkëshortin e deputetes Albulena Haxhiu i cili është zgjedhur ushtrues detyre i drejtorit të Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Ai tha se Krasniqi ka qenë në Lëvizjen “Vetëvendosje” para se të martohet me deputeten Haxhiu.

Ahmeti tha se asnjë i punësuar në komunë nuk është anëtar i Lëvizjes dhe se asnjëherë nuk do të korruptohet.

Ai madje tha se vizitat më të shpeshta janë nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Sa i përket veturës së ish-kryetarit Isa Mustafa ai tha se qe dy herë nuk është shitur për shkak të çmimit të lartë ndërsa këtë herë do ta shesin me çmimin më të lartë që jepet.

Ahmeti tha se me ato para do të ndihmohen fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kryetari i Prishtinës është pyetur edhe për rrugët, gropat por edhe borën që ra ditëve të fundit e që e zuri komunën të papërgatitur.