.
×

Ahmetaj: Ende nuk i kemi pranuar votat e diasporës



Koordinatori i Qendres së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të rinumëruar votat.“QNR punon sipas procedurave të KQZ-së. Aktualisht nuk ka ndonjë vendim që do të na nxirrte punë shtesë. Stafi i QNR-së është i gatshëm edhe nëse shkohet në rinumërim “- tha Ahmetaj.Ahmetaj shpjegoi se aktualisht Qendra e Numërimit nuk i kanë pranuar ende votat me postë nga dispora.

” Akoma nuk i kemi pranuar votat e diasporës, por po presim që shumë shpejtë të vijnë edhe ato.” QNR ka pranuar gjithë materialin sensitiv dhe jo sensitiv nga e gjithë Kosova. Ne jemi duke i procesuar të dhënat nga formularët nga listat e rezultateve për parti dhe kandidatë për deputetë. Jemi duke bërë edhe skanimin e listave të atyre që kanë votuar, dhe atyre që kanë votuar me kusht “- tha Ahmetaj.