[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ahmet Useini: Prishunia e Shaqir Fetait



Para do jave UDB-ja ia nxori Shaqir Fetait një dokument prej ndonjë dosje policore që flet se ai paska qenë alet i UDB-së që kur ka qenë student në Sarajevë. Shaqir Fetai, në atë fletë dokumenti shihet se e paskësh spiunuar edhe patriotin dhe mendimtarin tonë më të madh në sferën e mendimit islam, Prof. Nexhat Ibrahimin.

Prishunia e Shaqir Fetait shkon deri në atë shkallë sa ky e sulmon pofesor Nexhatin. Në mënyrë tipike me metodat e UDB-së, e sulmon dhe dëshiron të dijë në mos ka rrjedhur ai dokument prej dosjes së Nexhat Ibrahimit.

Nexhat Ibrahimi merr mundin t’i shkruaj letër interne, duke e përshëndetur me selam e duke i uruar që ta bëjë jetën ashtu siç e ka organizuar vetë ai. Nexhat Ibrahimi i sqaron se e ka hall shëndetin e vet, se është shkëputur prej të gjithëve dhe se i është drejtuar Allahut xh.sh. që t’i lutet atij t’ia falë edhe kusurin më të vogël që mund ta ketë. Në këtë derexhe e gjenë Shaqir Fetai dhe e sulmon. Sulmi është mbojtja më e mirë, ë!

Dhe, Shaqir Fetai pastaj, e nxjerr në pah prishuninë e vet. Ia merr letrën interne dhe ia boton, ia boton vetëm sa për ta “bindur” oipinionin e gjërë se, ja, Nexhat Ibrahimi dëshmon se nuk e ka edituar atë dokument të UDB-së.

O pis, po Nexhat Ibrahimi nuk punon në UDB! Dokumentin mund ta ketë lëshuar të qarkullojë vetëm UDB-ja, sepse mund ta kesh hidhëruar dikund! Dosje nuk mbanë Nexhat Ibrahimi, madje as që ka mundur ta sigurojë diku nëpër UDB-në e Serbisë. Kjo as që i ka shkuar në mend ndonjëherë të nderuarit Nexhat. As që i interesoon të dijë se kush e ka spiunuar, sepse, hakmarrjen e ka lënë në Zot. Lloji i Shaqir Fetait ia ka shkatërruar shëndetin, familjen dhe, tash, vetë spiunat me metoda e mënyra të ndryshme i kërkojnë të dëshmojë se nuk e kanë spiunuar.

Pse Shaqir Fetai nuk e kërkon një demant nga UDB-ja e Serbisë por nga Nexhat Ibrahimi?

Sepse, ai e di fare mirë se kë e ka spiunuar, e vret ndërgjegja, e ka të papastër ndërgjegjen në raport me Nexhat Ibrahimin dhe, duke menduar se Nexhati e ka dosjen në të cilën gjendet edhe emri i Shaqir Fetait, i kërkon të prononcohet “publikisht” se a ia ka publikuar atë dokument apo jo! Nexhati nuk do të gënjejë, gjithësesi që do të thotë se jo, sepse nuk i intereson më kjo gjë. Kjo u intereson vetëm spiunave, sepse ata as gjumi i natës nuk i zë nga frika se do të dekonspirohen një ditë.

Kurse profesori i nderuar, Nexhat Ibrahimi, i shkruan Shaqir udbashit: “nuk kam as telefon, vetëm e vetëm që të jem i qetë e të merrem me vetveten dhe hallet e mia. Ka një kohë të gjatë që kam reduktuar në rreth të ngushtë edhe pritjen e miqëve, kolegëve, farefisit etj. E gjithë kjo që të mbroj veten nga shqetësimet. Pra, pranoni përshëndetjet e mia dhe vazhdoni të jetoni rehat.”

Rri i qetë dhe jeto rahat Shhaqir Fetai, se nuk e ka ndërmend të të hakmerret Nexhati, por ama UDB-ja nuk ta falë kurrrë nëse i ke tradhëtuar në ndonjë moment. Kujtohu ku, Shaqo!

 

Menu Title