.
×

Ahmet Isufi i AAK-ës: Mustafës do t’i kthehet bumerang prishja e marrëveshjes



Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi, ka thënë në emisionin “Info- Box” të Radio Dukagjinit, se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do ta paguaj çmimin për prishje të njëanshme të marrëveshjes së 10 qershorit, në mes të partive të Bllokut LAN, në të cilën parashihet që i pari i AAK-së të udhëheq me qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se partisë së Mustafës do t’i kthehet bumerang prishja e marrëveshjes, dhe këtë ndëshkim sipas tij, do ta merr nga elektorati dhe politika.

“Ata e bënë veprimin i cili normalisht është në kundërshtim me marrëveshjen e 10 qershorit, veprim i cili e ka epitetin e vet. Ne konsiderojmë se çdo kush që luan nga marrëveshja dhe bën veprime dyfytyrshme, e paguan çmimin e vet”, ka thënë Isufi.  A ka theksuar se kur është arritur marrëveshja në mes Bllokut LAN, ka qenë me pëlqimin e liderëve të partisë dhe nuk janë pyetur strukturat e tjera të partisë (degët), e që tash sipas tij, po ndodh një gjë e tillë, pas gjashtë muajve maltretim të qytetarëve të vendit.

“Veprimi i LDK-së është një mashtrim, sepse bazohet në mosgatishmëri për të plotësuar atë që është interes i qytetarëve”, ka deklaruar Isufi, duke shtuar se do të vazhdojnë të komunikojnë me të gjitha partitë politike, brenda Bllokut , përjashtuar LDK-në, që janë të gatshme për të formuar institucionet e Kosovës.

Ndërsa i pyetur sa a janë në biseda me zyrtarët e Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), ai ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se fillimisht diskutimet do të jenë në nivel të partive të Bllokut, pastaj do të shihen edhe mundësitë tjera.