.
×

Ahmet Asani: Po shihet hapur qe Ramushi  do me votu Demarkacionin e  Mehës



 

Ev bre dala i plastë, po ku i ra bash sot per Shen Valentin, m’i ardh Ramushit per vizitë , ky far dashnia Kryeministri i Malit te Zi!

Paj, ska pas kush e keshillon Ramushin, se normal ka mujt njeri sot per drekë me nal n’Pejë, e per darkë shembull i kish bo konak Ardiani ne Gjakove! Kish bujt Markoviqi ni natë n’Gjakovë, e t’nesrit ma i relaksum kadaldale e pritke Ramushi ne Prishtine!

Hajgaret anash, po shihet hapur qe Rambo do me votu demarkacionin e Komisionit te Mehës, por so tu dite kujt me ja lon komtë e arushes n’dorë! Fatmiri asht kah grin perdha n’havan, por problem asht me mashtru popullin! Aj me lyp hollë e hollë, Albini tash asht dasht me bo tym e mjegull, me dal hapur kunder kesaj qeverie e kunder presionit te ambasadoreve edhe e kish shpetu Rambon! Dil vella ti je revolucionar, dil hapur kunder imperializmit Amerikan, me fol te punon goja, me ti shkru parollat i ke njerzit specialista ne Prishtine e Tirane, çka po shunë vella dil? Nuk besoj që gazi e tymi ka pas qellim vetem sa me hjek LDK-en e Rugoves nga pushteti! Po, kallxomni ju mua, kush me mësu Ramushin, a Lila me msua a? Runa Zot, Halili garant prej se ka hy ne qeveri tapë i pitë rri! Ne vend se me i than Rambos pe çesum edhe ni shtyllë te njejt te rethi me flamur të shtetit ‘tu Kosoves’, Lila e mëson Ramushin çysh me kursy bash kur asht ne pyetje flamuri kombetar! Ev ev, runa Zot, kah nuk jon tu ju shku paret, e kur vjen puna per një shtylle flamuri ju dhimen! Mos paç pune me malok si Halili, edhe 100 vjet me nejt Lila ne Prishtine, kurrë qytetar nuk bohet!