.
×

Agron Zeqiraj:Natë e trishtë…



E trishtë ishte nata, që vërtet veç natë s’mund të ishte, Nga shumë të panjohura që dhuron ajo dhe jeta…

Me misterët që me vete mban shumë shpirtëra, e në fund i ngrinin zvarrë ata, sikur të ishin vetëm copëza nga jeta jonë, e pritja jonë nga fillimi për të jetuar pa dhimbje të ishte shpëtimi i një nate…

E trishtë ishte nata që të gjithë ata shpirtëra ti priste pa zemrim…, T’ju fliste të gjithve ngadal, pa iu treguar s’e kami mallë e mërzi në këtë natë të trishtë…

Nata prapë donte ti përqafonte të gjithë, pa dallime,Qoftë edhe shpirtërat e lig që ishin aty – ama të ti përqafonte donte, sepse edhe ata janë pjesë e botës sonë të trishtë, por të mjerë, E cila asnjëherë nuk ndahet nga njeriu, Edhe në momentet më trishtuese të tij

Natë e trishtë është dhe koha jonë, Veçse, një natë me plot ëndrra trishtuese, Që mbarim s’kanë asnjëherë, Edhe natën trishtuese, Edhe ditën e lumtura që asnjëherë s’do ta jetojmë.! Ah, ti natë e trishtë, Sa e mjer që je!/BP/