.
×

Agron Zeqiraj:Çudirat e fesë dhe mbrojtja nga to…



 

 

 

Se a kam të drejt të shkruaj për fenë tonë muslimane, këtë nuk e di, se a kam të drejt të kritikoj të gjithë ata që e shajnë fenë muslimane, edhe këtë nuk e di, por ama, një gjë e di se: të gjithë ata që vrasin e dhunojnë të tjerët dhe besimin e tyre, e sidomos të gjithë ata që thirrën në emër të muslimanëve dhe bëjnë luftëra “kinse fetare” për shpëtimin e fesë muslimane, dhe bile edhe në emër timin, dua që mos ta bëjnë kurrë, sepse feja muslimane është fe e paqës, dashurisë dhe solidaritetit! Pik!

Të gjithë po shkruajn për fenë, disa edhe po i ofendojnë të tjerët në emrin e saj, disa të tjerë as që e kanë idenë se çka është feja e çka na mëson ajo, kurse disa krejt të tjerë: po bëjnë luftëra “kinse” në emër të saj (siq i përmendëm më lartë).

Dikur edhe talebanët e mbronin fenë me fanatizëm dhe i mbysnin vajzat, femrat apo gratë e tyre nepër stadiume të futbollit që ishin ndërtuar me ndihmën e Bashkësisë Evropiane. Ata pra, talebanët, i vrisnin gratë hapur nepër stadione dhe në fund ankoheshin se pse BE-ja s’po ju ndihmon në ndërtimin e vendëve ekstra për ekzekutim. Çfarë Absurdi!

Kjo është tipike e tipar i fanatikëve, e disa njerëzve e klaneve që duan ti dominojnë të tjerët, duke u thirr në “kinse” pamoralin e tyre e duke i mbytur ata në emër të fesë. Mos mbytëni kënd në emër të besimit fetar, o injorant! Mos mbytëni kënd në emër timin si besimtar i Zotit, o injorant! Mos mbytëni kënd për burrëri e nder, se për moral jo-e jo!

Luftërat në emër të fesë fillojnë vetëm të injorantët, të pashkolluarit e primitivët, e assesi te të shkolluarit apo të informuarit. Kështu ndodhi edhe me Irak, Palestinë e Libi, por nuk u shit edhe aq sa po shitët sot në Siri. Edhe në Kosovë kishte dhe ka akoma tendenca të tilla, që kohëve të fundit po dalin në dritë të gjitha..se kush fshihej apo fshihet pas tyre..atëherë dhe sot…

Menjëher pas çlirimit të Kosovës nga NATO-ja, qarqët e caktuara arabo-serbe ndërtuan xhamia dhe hapën shoqata kinse “humanitare” për t’ju ndihmuar të varfërve. Ato shoqata dhe hoxhollarët që ligjëronin ne xhamitë e tyre të ndërtuara nga Arabo-shkijet, shpejt u popullarizuan dhe u bën aq të mdhenjë, saqë sot as që mund të imagjinosh t’i hjeqish më. Çfarë absurdi me shoqërin tonë e cila ende po rrin symbyllur!

-Mos çuditeni sikur nesër ISIS-i shqipëtar të na i vret nënat, motrat e gratë tona në Stadiumin e Prishtinës apo atë olimpik që do të ndërtohet në Mitrovicë, e që do mbaj emrin e horit tonë kombëtar, Adem Jashari, me paratë e UEFA-së ashtu sikur bën edhe talebanët në Afghanistan! -Mos çuditeni sikur të kemi në çdo fshatë nga një xhami dhe një ciciron talebanë mbrenda, e që përspektiva e fëmijëve tanë do jet urrujtja ndaj të tjerëve që do t’ju cicerohët (ligjërim, predikim) në xhamia!

-Mos çuditeni sikur një ditë Imami i bashkësisë Islame në Kosovë të jet shefi i ISIS-av në Kosovë!

-Mos çuditeni kur të gjithë ta marrin vesh se ky njëri është në listën e zezë të Amerikës, në mbjellje të urrejtjës ndërfetare, e si rrjedhoj, shërbimi intelegjent amerikanë (CIA), këtë njeri e njeh si lidhësi kryesor të fesë islame me grupët terroriste e fetare në Kosovë.

-Mos çuditeni nese ish-ministri Fehrid Agani dhe shumë të tjerë, që një ditë do të vijnë të armatosur me armë, bomba e eksploziv në Parlamentin e Kosovës!

-Mos çuditeni sikur një ditë të jet si parim e ligj se: sa njerërz i ke mbytë si të “pa fe”- karshi tolerancës dhe respektimit të besimëve ndryshe, të përfitosh shuma të majme parash, e të shpërblehësh edhe nga BIK-u i Kosovës, se nga BIK-at e qëndrave Beograd, Ankara, Athinë, Shkupë dhe satëlitëve të tyre në botën arabe që janë edhe sponzorët kryesor të së keqës në Kosovë dhe mbarë botën muslimane aty ku ata munden po se po..!!

-Mos çuditeni nese një i “detyruar musliman” një ditë të vret midis qytetit disa besimtar tjerë e si shpërblim t’i merr 3 javë pushime në ndonjë pllazhë të bregdetit arab të kontrolluara nga këto forca të errëta kriminale.

-Mos çuditeni sikur të gjithë shqiptarët e besimit islam një ditë të konvertohën në atë të krishter për të shpëtuar lëkurën e tyre, ashtu sikur bën para 500 viteve kur përqafuan islamin, pikërisht përshkak se Roma e lashtë e atëhërshme, lejoj që ata që predikonin fenë katolike, brutaliteti dhe fanatizmi i tyre shkurtpamës, e shtyen popullin që një lëvizje të re botërore rregullative, e që udhëhiqej e ndikohëj shumë nga politika ditore e globale, të merr një kahje krejt tjetër..duke përqafuar islamin e sotshëm në momentin e parë të humbjës së ndikimit politik të krishtërizmit në ballkan…!

_____________

Agron Zeqiraj

Pforzheim, 17.07.2016