.
×

Agron Zeqiraj: Pranvera me lule të dhimbshme…



 

agron                                                                                                                                              Agron Zeqiraj

Pranvera me lule të dhimbshme…

Një lule kam edhe për ty pranverë
Që mbaj në zemër përgjithmonë,
Na erdhe ti me lule të tjera shumë
E me vete na sjelle shumë aromë.

Ti pranverë na e këpute të ftohtit
E në zemrat tona sjelle prapë dashuri,
Po me thuaj, kush të lëndoj ty pranverë
A mos ishin vallë, këta sytë e mi?!

Ti na mbulove me lule të dhimbshme…
E tani lule nga ne kërkon,
Po na trego, pash Perëndin,
Kush të solli në shpirtin tonë?!
Pforzheim, 08.04.2015