.
×

Agron Zeqiraj: Eja me duar bosh, por me zemër të mbushur…



 

Mos i merr me veti ëndrrat, kur t’më takosh

Se nuk i dua ato duar bosh, e që s’kanë zemër,

Nuk i dua ato duar të buta që ke si diamantë,

Se kam frikë se do të lëndohesh nga gjëmbat kur këput një trëndafil.

Kam frikë se duart do të njollosen nga të zezat e jetës tonë, e nga ligësitë e shpirtit të njeriut,

Andaj, mos i kap me ato duar të buta, se do të zhytën deri në krah!

 

 

Mos e merr me veti kur t’më takosh as jetën tënde…

Asgjë mos merr, veç eja te unë.

Eja t’më takosh se ka kohë që po të pres për të të thënë se sa të buta i ke ato duar…

Si pambuk që mbulon fushat e livadhët me ngjyrën e ti të bardhë dhe lulët që lëshojnë aromën e tyre mbi shpirtin tonë…

Me dhimbjën shpirtërore që të jap, saherë që e prek dikush…e kur e këput me forcë – nga dhimbja e duart tua të buta, marrin ngjyrën e gjakut,

Ti vjen në heshtje…e më mendje e shtrir…

E lëkura bëhët pullë-pullë me ato duar të buta kur të prek.!

 

Mos i merr me veti kur t’më takosh as ndjenjat,

Asgjë mos merr, veç eja ti.

Nuk kam kohë ti dua duart tua të buta që ke, saherë ti bën dashuri në ëndrra…

Nuk kam kohë që ti dua duart Ty, se të janë lënduar në gjumë duke ëndërruar të gjitha lulët e botës që ke këputur kur ke dashuruar të tjerë…

Nuk dua tu bëjë roje duarve tua, kur ato janë të lira e shëtisin mbi ne sikur yjet e qiellit kur hëna humbë territor…

 

Mos merr me veti kur t’më takosh asgjë…

Eja vetëm ti, me ato duar bosh, por më zemër të mbushur përplotë dashuri..!

 

Eja, se ka vite që po të pres!

Eja, sa më parë, të lutem!!

 

Birkenfeld, 13.02.2018