.
×

AGK: Dënon kërcënimin ndaj gazetarit Artan Haraqija



Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarit Artan Haraqija, i cili është kërcënuar me vdekje, pas një debati televiziv për religjionin….

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër kërcënimin që i është bërë gazetarit të “Indeksonline”, Artan Haraqija.

Gazetari Haraqija është kërcënuar me vdekje të mërkurën, përmes mesazheve të ndryshme pas paraqitjes së tij në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ku u diskutua për ekstremizmin fetar.

AGK-ja u bënë thirrje të gjithë personave që t`i lënë kërcënimet ndaj gazetarëve si dhe fton të gjitha organet kompetente të Kosovës që të merren seriozisht me hetimin dhe parandalimin e këtyre kërcënimeve.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që gazetari Artan Haraqija është kërcënuar në forma të ndryshme për qëndrimet e tij publike lidhur me radikalizmin fetar në Kosovë.

AGK shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve të raportimit për kërcënime dhe fton kolegët gazetarë të mos ndikohen nga raste të tilla në punën e tyre. Gjithashtu inkurajon gazetarin Haraqija si dhe të gjithë gazetarët e tjerë që t`i raportojnë rastet e tilla në organet e rendit.