[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agjencia kundër korrupsionit në Serbi heton Goran Rakiqin



Botapress 29 Përveç se është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mban edhe dy pozita në institucionet në Kosovë, si dhe prona dhe të ardhura të cilat nuk i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Beograd, kurse kjo Agjenci është duke verifikuar nëse Rakiq dhe pesë funksionarë në Kosovë kanë shkelur ligjin ku nëse vërtetohet një gjë e tillë, ata edhe mund të sanksionohen, njofton qendra për gazetari hulumtuese në Serbi e njohur ndryshe si CINS.

Kryetari i Organit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq, deri vonë ushtrues detyre i Drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, Millan Ivanoviq, drejtori i Ujësjellësit Ibri në Veri, Miodrag Raliq dhe drejtori i Sveti Sava në po të njëjtin qytet, Millorad Jovanoviq si dhe dekani i fakulteti për sport dhe kulturë fizike në Leposaviq, Verolub Stankoviq, edhe pse zyrtarë publik në institucionet në veri të Kosovës nuk i kanë deklaruar pronat dhe të ardhurat, kurse në organet ku ata punojnë nuk e kanë njoftuar Agjencinë për emërimin e tyre, kanë konfirmuar për CINS zyrtarë të këtij institucioni anti-korrupsion.

E pas artikullit të botuar nga CINS, nga kjo agjenci kanë ardhur lajme se do të fillojnë kontrollet paraprake kundër tyre në mënyrë që të përcaktohet ekzistimi i një shkelje të Ligjit të Agjencisë.

Sipas Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit, të gjithë zyrtarët janë të detyruar të paraqesin një raport mbi pasurinë dhe të ardhurat kur ata marrin një detyrë, e nëse ka ndonjë ndryshim të pasurisë, apo raporte të jashtëzakonshme nëse ka të ardhura që tejkalojnë pagën mesatare vjetore.

Ata, gjithashtu paraqesin raportet edhe pas dy viteve pas përfundimit të funksionit të tyre, nëse ka ndryshime të rëndësishme. Nëse nuk e bëjnë këtë, zyrtarët mund të dënohen me gjobë nga 50 deri në 150 mijë dinarë, kurse ata që nuk e deklarojnë pasurinë e tyre në Agjenci apo japin të dhëna të rrejme për pronën me qëllim të fshehin të dhënat e tyre, mund të dënohen me gjashtë deri në pesë vite burgim, përcjell Telegrafi.

Hulumtimi i CINS ka treguar se në regjistrin e ueb-faqes së Agjencisë mungojnë një numër i madh i zyrtarëve, të cilët në përgjithësi nuk e deklarojnë pronën dhe të ardhurat e tyre me arsyetimin se nuk ishin në dijeni për këtë detyrim.

Menu Title