.
×

Agim Veliu uron Ditën e Çlirimit të Podujevës



 

Kryetari i komunes së Podujevës, Agim Veliu , ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës për 19 qershorin, Ditën e Çlirimit.

Në profilin e tij në Facebook, Veliu ka shkruar se kjo është dita më e rëndësishme e Komunës së Podujevës dhe kjo ditë shënon çlirimin nga regjimi serb./Botapress.info/.

 

Ky është postimi i plotë i Veliut:

 

Të dashur qytetarë,

Podujeva jonë sot feston ditën më të rëndësishme në historinë e saj të lavdishme, Ditën e Çlirimit.

Në këtë datë, më 19 qershor të vitit 1999, qytetarët tanë iu gëzuan ndjenjës më të bukur, ndjenjës së lirisë.

Kjo ditë shënon një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë, çlirimin nga regjimi serb.

Është dita e kurorëzimit të aspiratave shekullore për liri.

Në këtë përvjetor çlirimi, si në çdo vit tjetër, kujtojmë me nderime, deri në përulje sakrificën e bijave dhe bijve më të mirë të kombit të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre në rrugën drejt lirisë.

Përjetësisht u jemi mirënjohës edhe aleatëve tanë, NATO-s, SHBA-ve dhe vendeve mike të BE-së të cilët mbështetën përpjekjet tona të drejta për ta çliruar vendin tone.

Të nderuar qytetarë të Llapit,

Me bindjen e fuqishme se vendi ynë çdo ditë e më shumë po avancon drejt fuqizimit, zhvillimit dhe mirëqenies së përgjithshme,

Urime Dita e Çlirimit, gëzofshi gjithmonë të lumtur dhe të lirë!