[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agim Veliu reagon pas sondazhit të VV-së: Ia bëjnë qejfin vetës, zgjedhjet do t’i fitojë Rudari



Kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu e ka quajtur të pabazë sondazhin e publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, sondazh në të cilin kandidati i VV-së Shpejtim Bulliqi, do t’i zgjedhjet për të parin e Podujevës.

Në një bisedë ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu është shprehur i bindur se kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari do të triumfojë në zgjedhjet e 29 nëntorit.“Po ata i bëjnë sondazhet për vete, ia bëjnë qejfin vetes. Për mua ato sondazhe janë të pa besueshme, nuk i besoj fare. Nuk është i bazuar askund ai sondazh. Unë jam i bindur se fitues i zgjedhjeve në komunën e Podujevës do të jetë Nexhmi Rudari”, ka thënë Veliu.

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka dalë me një sondazh për zgjedhjet në Podujevë. Në bazë të këtij sondazhi të cilin e ka prezantuar Besnik Bislimi, del se Shpejtim Bulliqi është kandidati i preferuar i qytetarëve për kryetar të Podujevës.

Sipas këtij sondazhi 88.5 për qind të qytetarëve janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhje.Bislimi ka thënë se sondazhi e ka nxjerrë Bulliqin fitues me 46.8 për qind të votave, pasuar nga Nexhmi Rudari me 42.6 përqind, pasuar nga Naim Fetahu i PDK-së, me 11,2 përqind.

Menu Title