.
×

Agim Veliu: Nuk merrem me “filikaqat” e individëve që janë kundër LDK-së    



Me individët me “filikaqa”  unë ka kohë që nuk merrem me ta, sepse as nuk e kanë as frymën e as instrumentet që ta ndërrojnë rrjedhën normale të funksionimit të Degës tonë.

 

Lirie Hajdari Botapress

 

Kryetari i Degës së LDK-së dhe kryetari I komunës Agim Veliu nuk ka frikë më prej paraqitejs së “filikaqave” në tubimet e LDK-së. Ai e vlerëson procesin zgjedhorë në Degën e tij si të shkelqyeshëm.

Pavarësisht shfaqjes së ndonjë pakënaqësie eventuale gjatë procesit të brendshëm zgjedhor në LDK, Veliu thotë thotë se  “Zgjedhjet në degën e LDK-së në Podujëve janë brenda dinamikës dhe rregullave të përcaktuara.

I pyetur nga Botapress se si po shkon procesi zgjedhor në Degën e LDK në Podujevë, Agim Veliu është përgjigjur se procesi zgejdhor është në përfundim se sipër dhe se brenda pak ditësh do të mbahet Kuvendi i Degës. Rrjedha e deritashme është vlerësuar si e shkëlqyeshme në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Degës. Ka pasur interesim të madh të antarësisë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ka përtrirje të madhe të kryesive nëpër nëndegë.

Botapress: A mendoni se janë aktivizuar “filikaqat” kundër Degës së LDK-së në Podujevë dhe kundër jush?

A.Veliu:Në Degën tonë kanë qenë të ftuar të gjithë ata që janë në LDK dhe të interesuar të marrin pjesë në proces në bazë të rregullave zgjedhore, të zgjedhin dhe të zgjidhen. Nuk mund ta përjashtoj interesimin e ndonjë individi që të ndërhyjë në proces, mirëpo anëtarësia e LDK-së nuk i ka pranuar këto ndërhyrje sepse ka qenë fjala për individë e ndonjë figurë që në zgjedhjet lokale ka punuar kundër interesit të LDK-së dhe kandidatëve të saj. Me ata që ju i përmendni unë ka kohë që nuk merrem me ta, sepse as nuk e kanë as frymën e as instrumentet që ta ndërrojnë rrjedhën normale të funksionimit të Degës sonë. Ne si Degë jemi shumë unikë dhe kështu mendojmë të vazhdojmë sepse jemi shumë të interesuar që të ruajmë primatin që e kemi si Dega më e fuqishme dhe më e organizuar në nivel vendi.