.
×

Agim Veliu: Në rradhët e deputetëve të LDK-së nuk ka “tradhëtarë” që e voton Ramushin!



 

 

Botapress, 17 Korrik – Agim Veliu, anëtar i Kryesisë së LDK-së i ka deklaruar Botapress-it se në mesin e deputetëve të LDK-së nuk ka asnjë që do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër.

I kontaktuar nga Botapress se sa ka të vërtetë në shkrimet mediale se 3 deputetë të LDK-së tashmë kanë premtuar se do ta votojnë Haradinajn për kryeministër, ky zyrtar i LDK-së ka thënë se të gjitha këto janë spekulime mediale.

“Me LDK-në është më lehtë të spekulohet sepse jemi parti me traditë demokratike dhe ne nuk i thërrasim në telefon gazetarët ose drejtuesit e medieve me i kërcënu, siç bëjnë disa parti e liderë të tjerë. Ne jemi parti tolerante, por ne reagojmë me shkrim e me fakte ndaj spekulimeve. Prandaj po e përsëris se asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, përderisa ai është në “gjirin” e PAN-it. Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të partisë me deputetët e zgjedhur të cilët unanimisht kanë thënë se do të rrespektojnë vendim e partisë në raport me partitë e tjera” ka thënë Agim Veliu anëtar i Kryesisë së LDK-së për Botapress.