[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agim Veliu i reagon Bulliqit pasi ky i fundit iu referua me një deklaratë për bishtin e sakicës



Ish-Kryetari i Podujevës, Agim Veliu i ka reguar kandiatit për kryetar, Shpejtim Bulliqi duke iu referuar një deklarate të këtij të fundit për bishtin e sakicës bërë në prani të Albin Kurtit.

Veliu i thotë Bulliqit: “Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës”.Ai tutje thotë se ata nuk i ndalin plumbat e se nuk do i ndalin as bishtat.

Bulliqi sipas Veliut ka nxitur vëllavrasje në prani të një ish-Kryeministri.Veliu fton llapjanët ta ndëshkojnë me votë Bulliqin.Shpejtim Bulliqi në një video dëgjohet teksa thotë: “Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”.

Këtë deklaratë Buklliqi e ka dhënë në prani të të p[arit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës.Të dashtun qytetarë,Është skandaloze që një bashkëvendas i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes.Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat!I ftoj llapjanët që masovikisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj!

Menu Title