.
×

Agim E. Gashi: Edhe unë po iki…



Edhe unë po du me ik, mu ka mbush mendja me thy qafën e me shku diku ku do të më vlerësohet djersa ime, kontributi im, dhe.sinqeriteti im i tepruar. Besomëni që kurrë s’kam mendu me ik prej vendit tim, po më besoni se mu ka gërdit tepër, s’po shoh më këtu ardhmëri, as jetë dhe asgjë. Ketu në Kosovë nuk jetohet, unë për vete nuk po jetoj, por po mbijetoj po mundohem me mbet gjallë, edhe pse vështirë po ia arrij me raste. Kosova që aq shumë e deshta, sot po me duket e zymtë, pa shpresë për të ardhme, pa drejtësi, pa asgje. Kosova për keqpëdorime, për.korrupsion për dredhi, për hajni, eshtë në rangun e parë, natyrisht ketu mund të jetojne , dredhakët, injorantët, hajdutët, thjesht njerëzit e rangut të panjerëzishëm. Njësoj si unë ka edhe qindra tjerë që nuk e duan jetën në Kosovë, i drejti dhe i sinqerti këtu s’po mund ta gjej veten, lufton për jetën, për mirëqenien, por prap i shtypur, me të vetmin aryetim pse je i drejtë. Unë do iki, nuk edi nëse do ti mungoj vendit tim apo do të çlirohet me ikjen time, ndoshta disa mund të gëzohen, disa mund të ngren dolli, por një gjê edi, familja ime do e vuaj këtè ndarje. Ata do më gjykojnë, pse ika unë, duke mi numëruar sakrificat e tyre, do e kujtojnë bukën e tyrë qe nuk ishin ngopur kurrë, me të vetmin qëllim që unë të shkollohesh e të bëhesha dikushi në jetë, e jo ti lë të vetëm në moshën tyre të shtyer, por ëndërronin që unë do ti pleqëroja ata. Ndonëse s’mu dha rasti të jepja kontributin tim, por edi që vullneti, malli dhe dashuria për Atdheun tim do ma gërryen shpirtin, sepse Kosova si vend do më gjykoj për ikjen time, por njerëzit jo kurrë! Unë po iki, Kosovë, e vetmja gjë që mund të bëj për ty ta ul numërin e të papunëve, nga sot e tutje ti Kosova ime e dashur ke minus një të papunë.